Përurohet fabrika e ujit të pijshëm në Ferizaj

FERIZAJ, 2 Dhjetor 2003 – Dje në fshatin Pleshinë të Ferizajt u përurua Fabrika e përpunimit të ujit të pijshëm. Kjo fabrikë është ndërtuar me ndihmën e qeverisë zvicrane në vlerë prej 3 milionë euro. Në këtë ceremoni u tha se kjo fabrikë do të zbusë në një masë problemin e ujit në Ferizaj. Në këtë përurim mori pjesë edhe këshilltari politik i kryetarit të Kosoves, Skender Hyseni dhe shefja e zyres zvicrane në Prishtinë.

ECIKS / Balkanweb