Përfaqësia e APIK në Vjenë prezanton Kosovën para investitorëve austriakë

Vjenë, 14 tetor 2008 – Përfaqësia e Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve në Vjenë (IPAK Vienna), e cila menaxhohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS), ka marrë pjesë në një konferencë për promovimin e investimeve të organizuar nga Oda Ekonomike e Austrisë (WKÖ) dhe programi FIAS i Bankës Botërore.

Qëllimi I konferencës në Vjenë ka qenë prezantimi dhe diskutimi I mundësive për investime në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Përfaqësuesit e këtyre shteteve kanë paraqitur informata dhe kanë ofruar shërbime për rreth 50 kompani austriake pjesëmarrëse përderisa kompanitë austriake që tashmë kanë investuar në rajon kanë folur për përvojat e tyre.

Kosovën në këtë konferencë e ka përfaqësuar zyra e APIK (IPAK) në Vjenë. Hamëz Morina nga kjo zyrë i ka ftuar kompanitë austriake t’i shfrytëzojnë mundësitë e shumta që atyre u ofron Kosova. Pasuria më e çmuar e Kosovës është popullata e saj e re dhe e shkolluar, ka thënë Z. Morina.

ECIKS