Njësia për Menaxhim të Krizave – Një përgjigje e duhur jo vetëm për tejkalimin e krizës së COVID -19

 

Ambienti i biznesit jo çdo herë është i parashikueshëm dhe i qetë. Edhe pse në raste të caktuara mund të duket e parëndësishme, ndërtimi i Njësisë për Menaxhim të Krizave (NjMK) është esencial në kohët e globalizmit ekonomik dhe shoqëror. Rrjedhimisht, çdo organizatë do të duhej të kishte një ekip të gatshëm që do të ndërtonte njësinë e menaxhimit të krizës.

Krijimi i NjMK është më se i nevojshëm për arsyet vijuese:

  • Çdo krizë kërkon vëmendje dhe aksione të menjëhershme
  • Krizat janë të ndryshme nga emergjencat e zakonshme, prandaj ato kërkojnë qasje të menjëhershme dhe inovative, të cilat zakonisht nuk janë pjesë e strategjive standarde të ndërmarrjeve.

NjMK duhet të ndërtojë reagimet e veta mbi aksionet vijuese:

  • Identifkimin e një pamje të saktë të situatës përmes shumë burimeve
  • Vlerësimin e situatës se si mund të evoluojë kriza, dhe çfarë implikime mund të sjellë ajo për ndërmarrjen
  • Dizajnimin e një sërë aksionesh të menjëhershme dhe strategjike
  • Vendimarrjen e shpejtë mbi aksionet strategjike, duke konsideruar të gjitha alternativat
  • Përkujdesjen që këto aksione të jenë konform vlerave të ndërmarrjes dhe shoqërisë
  • Zbatimin në mënyrë të diciplinuar dhe efikas të aktiviteteve, duke lejuar fleksibilitet dhe adaptim të shpejt ndaj rrethanave të reja.

Sipas ekspertëve të menaxhimit të krizës dhe sidomos ekspertëve të luftimit të Covid-19, fokusi i NjMK do të duhej te jetë në çështjet vijuese:

  • Mbrojtjen e punëtorëve
  • Stabilizimin e kanaleve të furnizimit
  • Involvimin e konsumatorëve
  • Testimin e skenareve financiare
  • Operimin e NjMK

Duke marrë parasysh dimensionet e veprimit, ekipi i NjMK do të duhej të përmbajë staf kyq të të gjitha departmenteve të ndërmarrjes.

Ju nevojitet ndihmë për etablimin dhe operimin e Njësisë për Menaxhim të Krizave?