Nisi pajisja e kompanive me arka fiskale

Në Kosovë ka nisur procesi i pajisjes së kompanive me arka fiskale. Hava Ademi, zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovës (ATL), ka thënë se instalimi i pajisjeve elektronike fiskale në territorin e Republikës së Kosovës është në fazën fillestare.

“Deri më tani janë pajisur 6 kompani me arka fiskale, ndërsa ka edhe shumë kompani të tjera të cilat kanë blerë këto pajisje dhe janë në procedurë të aprovimit të tyre”, është shprehu Ademi.

Sipas rregullores, kompanitë janë të obliguara që vet t’i blejnë pajisjet, ndërsa janë dy operator të certifikuar që bëjnë aktivizimin e tyre.

Deri më tani ATK nuk ka pranuar asnjë ankesë nga bizneset që kanë instaluar këto pajisje, nëpërmes të cilave do të bëhet deklarimi elektronik i tatimeve.

Nëpërmes një urdhërese ATK ka vendosur që të gjitha kompanitë e mëdha që kanë qarkullim me para të gatshme duhet të pajisen me arka elektronike deri më 15 maj të këtij viti. Kompanitë e mesme kanë afat deri më 31 maj, ndërsa pjesa tjetër e ndërmarrjeve të vogla do të pajisen në periudha më të vonshme.

ECIKS