Ministri i Ekonomisë dhe Finan – cave, Ahmet Shala, në një intervistë për Reuters është shprehur optimist se ekonomia e Kosovës në vitin 2010 do të mund të ketë një rritje prej 5 deri në 6 për qind. Sipas tij, kjo rritje ekonomike do të mbështetet në rritjen e investimeve publike, por edhe nga sektori privat.
“Shumë projekte do të fillojnë vitin që vjen – besoj se 2011-ta do të jetë edhe më mirë”, ka thënë ai në intervistën e zhvilluar gjatë takimeve të Forumit Britaniko- Kosovar për investime në Kosovë, që u mbajt në Londër për promovimin e investimeve në sektorin e energjetikës. Kosova prej mbarimit të konfliktit të viteve 1998-1999 ka marrë rreth 3 miliardë euro ndihma dhe pritet të marrë edhe një miliard tjetër nga donatorë ndërkombëtarë deri në vitin 2011. Ajo është në negociata me FMN për një hua prej 200 deri në 300 milionë dollarë dhe shpreson ta përfundojë shpejt këtë marrëveshje. Shala nuk pranoi të komentonte detaje të tjera mbi masën e huas së FMN-së, por tha se ai do të ishte një program zhvillimi për industrinë e vendit.
Kosova po studion mundësinë e nxjerrjes së shifrave të borxhit të brendshëm vitin që vjen dhe ajo gjithashtu ka kërkuar të listohet në ratat e kreditit duke hyrë në negociata me tri agjencitë kryesore – Moody’s, Standard & Poor’s dhe Fitch. Shala po ashtu është shprehur optimist se ratat do të mund të merren në vitin 2010. Një folës i forumit sugjeroi se nota e nëninvestimit “B minus” do të ishte e përshtatshme për Kos ovën.
“Unë gjithmonë jam më tepër optimist se aq”, ka komentuar Shala. Në anën tjetër, ai ka sqaruar se rënia në eksportet e izoluara të Kosovës, kryesisht metal ‘skrap’ dhe druri, që priten të bien sivjet me 40 për qind në krahasim me 2008, ishte si rrjedhojë e bllokadës serbe, një situatë të cilën Kosova po përpiqet ta zgjidhë në bashkë punim me Komisionin Evropian. “Komuniteti ndërkombëtar, Komisioni Evropian dhe vendet e tjera do të bëjnë presion mbi Qeverinë serbe”, ka pohuar ai.
Koha Ditore