Prishtinë, 07 gusht 2004 – Ushtruesi i detyrës së PSSP-së,Çarls Brajshou nënshkroi urdhëresën administrative (NO.2004/21) me të cilën legalizohet Zyra për Energji pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës. Kjo zyre do të jetë përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të Qeverisë në sektorin e Energjisë me qëllim të ndërmjetësimit dhe zhvillimit të strategjisë për energji në Kosovë. Aktivitetet e kësaj zyre do të koordinohen me UNMIK-un, në veçanti në fushat të cilat mbesin përgjegjësi e rezervuar për PSSP-në. Aktivitetet e kësaj zyre në mesin e tjerave, përfshijnë: Zhvillimin e politikave dhe strategjive në sektorin e energjisë, implemetimin dhe menaxhimin e strategjisë së energjisë dhe zhvillimin e politikave që ofrojnë kombinimet më të vlefshme ekonomike, sociale dhe të ambientit nga sektori i energjisë. Në bashkëpunim me PSSP-në, të ushtrojë detyrën e ndërlidhësit për aktivitetet që kanë për qëllim integrimin rajonal në tregun e energjisë, të tërheq prodhues të pavarur të energjisë për ndërtimin e një Termocentrali të ri të rrymës në Kosovë, të koordinojë aktivitetet lidhur me themelimin e një miniere të re linjitit në Kosovë, të ndërmjetësojë harmonizimin e tatimit në lëndë djegëse, të përgatis bilance vjetore të energjisë, procesojë statistikat e energjisë dhe azhurojë parashikimet për kërkesat e energjisë, të promovojë energjinë dhe aktivitetet e ndërlidhura me qëllim të zvoglimit të ndotjes së ambientit të informojë publikun për zhvillimet në sektorin e energjisë. Të punësuarit e zyrës për energji do të jenë staf civil nën administrimin e Sekretarit të Përhershëm të Zyrës së Kryeministrit.
ECIKS / RTK