Lambsdorf: Fuçi do të vazhdojë detyrën

PRISHTINË, 07 SHKURT 2004 -Shefi i Shtyllës së katërt të UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf tha se gjatë vizitave të tij në Bruksel, Nju Jork dhe Uashington nuk është folur për kërkesën e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Maria Fuçit nga posti i menaxheres së AKM-së.

Lambsdorf në një takim me gazetarë edhe sot përsëriti se zonja Fuçi do të vazhdojë punën e saj në krye të AKM-së, përkundër kundërshtimeve të anëtarëve vendorë të bordit.

Për vizitat e tij në këto tri qendra të vendosjes, Lambsdorf tha se kanë qenë “vizita rutinore”. Lambsdorf kërkoi që në mënyrë të ngutshme të mbahen takime të Bordit të AKM-së, ku do të shqyrtoheshin dhe merreshin vendime për ndryshimin e politikave operacionale.

Gjthashtu, ai tha se duhet të merren vendimet për ratifikimin e kontratave të shitjes. Por, sipas tij, prioritet i Shtyllës së katërt edhe më tutje mbetet përmbushja e standardeve në ekonomi.

ECIKS / RTK