Kosova promovon investimet ne Forumin e Alpbahut

Në një takim të veçantë me investitorë nä kuadär tä forumit prestigjioz të Alpbach-ut, të organizuar nga përfaqësia e Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve në Vjenë (APIK) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ministri Ahmet Shala ka prezantuar mundësitë që ofron Kosova për kompanitë e huaja dhe ka ftuar për investime në Kosovë. Ai ka garantuar mbështetje të qeverisë për investimet e huaja dhe ka prezantuar projekte konkrete të partneritetit publiko-privat (PPP).

Drejtues të kompanive serioze kanë shfrytëzuar rastin të informohen më drejtëpërsëdrejti për mundësitë në Kosovë duke i shtruar Ministrit Shala pyetje konkrete për projektet publiko-private dhe privatizimin e paralajmëruar të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Përveç ministrit Shala, përfaqësuesve të kompanive u janë drejtuar edhe Erhard Busek, kryetar i Forumit të Alpbach-ut dhe Kujtim Dobruna, udhëheqës i zyres së APIK-ut në Vjenë.

Ish zëvendëskancelari austriak dhe këshilltar i ECIKS, Erhard Busek, ka thëne se Kosova pas shpalljes së pavarësise duhet të koncentrohet në ngritjen e kapaciteteve ekonomike për të mundësuar një zhvillim më të hovshëm. Një rol te veçantë në këtë proces me siguri se do ta luajnë investimet e huaja, ka thënë Busek.

Kujtim Dobruna, duke thënë që argumenti më i mirë për investime në Kosovë janë kompanitë e huaja që tashmë kanë investuar dhe përfituar, ka ftuar investitorët që të shfrytëzojnë shërbimet profesionale që ofrohen nga zyra e APIK-ut në Vjenë.

Përmes zyres së APIK-ut në Vjenë, që menaxhohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) dhe financohet nga qeveria e Austrisë, Kosova ju ofron investitorëve potencial nga rajoni gjermanofolës informata dhe shërbime më të drejtëpërdrejta dhe më profesionale se cilido shtet tjetër i rajonit.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.