Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjetikës

Ministria e Energjisë dhe Minierave e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit e Republikës së Bullgarisë kanë nënshkruar në Sofje një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale në sektorin e energjisë.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja kosovare e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula dhe ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit i Bullgarisë, Traycho Traykov.

Me këtë rast ministrja Pula ka theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, në kuadrin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë dhe për faktin se Bullgaria është vend anëtar i Bashkimit Evropian.

“Integrimi i Kosovës në BE është prioritet madhor i yni. Për këtë, ne kemi nevojë për të shtuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Kjo marrëveshje është në pajtim me Traktatin për Komunitetin e Energjisë”, tha ministrja Pula.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy ministrive parasheh që palët të definojnë si prioritete fushat e bashkëpunimit në sektorin e energjisë elektrike, thëngjillit, gazit natyror, burimeve të ripërtërishme të energjisë, efiçiencën e energjisë, furnizimin e sigurt me energji elektrike, si dhe ndihmën në përgatitjen dhe implementimin e nismave infrastrukturore apo të projekteve të ndryshme.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.