Kosomocell fiton licencën për telefoni mobile

Prishtinë, 7 shkurt 2007 – Kompania Kosmocell është fituese e tenderit për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Në konsorciumin fitues përfshihen kompanitë Kosovare Dukagjini dhe Kujtesa si dhe një operator Italo-Amerikan.

Në tenderin për telefoni mobile në Kosovë kanë garuar edhe IPKO Net, Mobilkom Austria dhe Team Kosova. Kompania fituese Kosmocell ka ofruar 81 milionë EUR për licencën e telefonisë mobile.

ECIKS