Konference per Kosoven ne Mynih (25 shkurt 2010)

Perfaqesia ne Vjene e Agjencise se Kosoves per Promovimin e Investimeve (IPAK Vienna) dhe Oda e Mynihut per Industri dhe Tregti (IHK) ftojne ne nje konference rreth mundesive per investime dhe tregti ne Kosove. Konferenca mbahet me 25.02.2010 ne IHK Mynih, Kamersaal, Max-Joseph Strasse 2.

Perfaqesues te larte te Qeverise se Kosoves, Agjencise se Kosoves per Promovimin e Investimeve, Odes Ekonomike te Kosoves si dhe perfaqesues te IHK Mynih dhe institucioneve tjera do te raportojne per klimen dhe mundesite e investimeve dhe tregtise ne Kosove. Perfaqesues te kompanive gjermane qe kane investuar ne Kosove do te raportojne per pervojen e tyre.

Organizatoret ftojne ne nje bufe pas perfundimit te programit te konferences, duke ofruar mundesi edhe per takime dypaleshe te biznesit.

Konferenca mbahet ne dy gjuhe, Anglisht dhe Gjermanisht. Pjesemarrja eshte gratis. Te interesuarit luten te regjistrohen deri me 19.02.2010.

Shkarkoni programin e konferences dhe formularin per regjistrim.

Data: 25 shkurt 2010, 9:30

Vendi: Industrie- und Handelskammer München, Kammersaal, Max-Joseph Strasse 2, 80323 München

Informata shtese:
IHK München, +49-(0)89-5116-361, franz@muenchen.ihk.de
IPAK Vienna, +43-(0)1-890-50-26, info@ipak-vienna.org

ECIKS