Prishtinë, 2 dhjetor 2003 – Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në mbledhjen e drejtuar nga Tomë Hajdaraj, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar rezultatin e mbjelljeve të sivjetme vjeshtore dhe gjendjen e të mbjellave.
Është konstatuar se brenda afatit optimal dhe më pas janë mbjellë rreth 85 mijë hektarë grurë dhe drithëra të tjeta të bardha, nga 70 mijë hektarë sa ishin planifikuar dhe se gjendja e të mbjellave rezulton shumë e mirë. Në mbledhje është theksuar fakti që sipërfaqe relativisht të mëdha janë mbjellë me farëra të cilësisë së dyshimtë që do të reflektohet negativisht në rendimentin e të korrave.
Komisioni ka krijuar grupet punuese të cilat do t’i vizitojnë komunat dhe me kryetarët e asambleve komunale, ata të ekzekutuvit dhe me drejtorët e drejtorive të bujqësisë, do të vlertësojnë gjendjen në lëmin e agrarit nëpër komunat e Kosovës.
Anëtarët e komisonit janë informuar se katër komuna: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Shtërpca nuk i kanë dorëzuar fare Ministrisë së Bujqësisë, as Komisionit parlamentar, raportet për realizimin e të mbjellave në këto komuna, thuhet në një njoftim nga kjo mbledhje.
ECIKS / QIK