Kodi i ri doganor ndikon në zhvillimin e ekonomisë vendore

Prishtinë, 14 korrik 2004 – Kodi i ri doganor të Kosovës, do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe në zhvillimin e ekonomisë vendore.

Me zbatimin e këtij kodi pritet që të ngritet një sistem efikas i kontrollit doganor dhe tatimor të mallrave të importuara dhe të eksportuara. Ky kod që ka filluar të zbatohet nga një marsi i këtij viti, është kodi i parë i Kosovës, dhe është i bazuar në standardet e Bashkimit Evropian, u tha në tryezën e sotme me temë “Kodi i ri Doganor dhe zbatimi i tij në Kosovë” organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, ku ishin të pranishëm zyrtarët e Shërbimit Doganor, dhe përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

ECIKS / RTK