Gjermania financon projektin për kursimin e energjisë

Me financimin e Qeverisë Gjermane, Ministria e Energjisë dhe Minierave e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje me pesë komuna të Kosovës, Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan dhe Qendrën e Studentëve në Prishtinë, për ndriçimin efiçent në ndërtesat publike dhe modernizimin e ndriçimit të rrugëve.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se kjo marrëveshje bazohet në politikat dhe strategjinë e sektorit të energjisë dhe direktivat e BE-së.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach, ka vlerësuar të rëndësishëm marrëveshjen për kursimin e energjisë dhe ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar ndihmën për sektorin energjetik të Kosovës.

Projekti i bashkëfinancuar nga Ministria e Energjisë, GTZ dhe komunat ka vlerën 653 mijë euro, ndërsa ndriçimi efiçient do të bëhet në dy vitet e ardhshme.

Projekti parasheh modernizimin e ndriçimit publik të ambienteve publike të pesë komunave të përzgjedhura dhe modernizimin e ndriçimit të ndërtesave publike.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.