ECIKS, StartVienna dhe UniGroup kanë kënaqësinë të ftojnë në një ngjarjeje për ndërmarrësi të testuar në nivel ndërkombëtar e cila për herë të parë organizohet në Evropën Juglindore dhe vjen për herë të parë për ju në Prishtinë.
100 persona me shpirt sipërmarrësi dhe kreativ do të mblidhen së bashku gjatë fundjavës së 26-28 mars 2010. Bëhu pjesë e kësaj ngjarje. Dëshiron të krijosh ndërmarrje apo të punoni me të tjerët në vizionin e tyre? Ejani! Keni mbështetje nga ekspert vendor dhe të jashtëm. Ushqimi dhe pijet janë të përfshiera.
Me pak fjalë Startup weekend të jep mundësi:
• Të prezantosh idetë apo të bashkohesh me idetë e pjesëmarrësve tjerë.
• Të punosh me grupin tuaj për ta zhvilluar/zgjeruar idenë.
• Të prezantosh startup-in tuaj të dielën mbrëma përball ekspertëve, kompanive, miqve dhe mediave.
• Të ndërtosh marrëdhënie profesionale me ndërmarrës dhe t’i ftosh sipërmarrësit në lëvizjet e tua të ardhshme.
Data: 26 – 28 mars 2010
Vendi: American University of Kosovo (AUK), Prishtinë
Regjistrimi dhe informatat shtesë: Regjistrohuni për pjesëmarrje në www.startvienna.at