"Fontanë dëshirash" të njeriut pa kompetencë !

Mitrovicë, 14 shkurt 2004 – Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi konfirmoi qëndrimin e Qeverisë se anëtarët e saj do të vazhdojnë bojkotimin e takimeve të Bordit të AKM-së.

Ai e arsyetoi këtë veprim me domosdoshmërinë e ndryshimit të gjendjes në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit dhe vazhdimin e privatizimit. Ai i bëri këto komente gjatë vizitave që i bëri shoqatave të dala nga lufta.

Zërat se mund të ketë ndryshime në Bordin e AKM-së i quajti fontanë dëshirash të njeriut që flet pa kompetencë.

“Lambsdorf as që i ka vendosur dhe as që mund t’i ndërrojë ata”, u shpreh kryeministri Rexhepi.

ECIKS / QIK