Ekstradohet keqpërdoruesi i parave të PTK-së

Ish`udhëheqësi i Postës së Kosovës, Ove Johansen, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare përfitime financiare në dëm të Postës së Kosovës është ekstraduar nga Mali i Zi në Kosovë. Ai pritet të dalë sot para gjyqtarit te procedurës paraprake për te u ballafaquar me veprat penale qe i vihen ne barrë.

Shtetasi norvegjez Johansen është i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë ne Kosove për dyshimin se ne vitin 2003 gjatë kohës kur ka qene Ushtrues Detyre i Shefit Ekzekutiv ne Posten dhe Telekomunikacionin e Kosovës, përgjegjës për çështjet e biznesit, ka nënshkruar kontrate te dëmshme ne mes te PTK-se dhe kompanisë se quajtur Norway Invest.

“Ministria e Drejtësisë e Republikës se Kosovës ne bashkëpunim te ngushte me Policinë e Kosovës ka kryer me sukses ekstradimin e shtetasit Norvegjez Z. Ove Johansen i lindur 4 dhjetor 1962 ne Moskedalen, Norvegji, nga Mali i Zi për ne Kosove”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga një marrëveshje e nënshkruar nga Johansen në kohën sa ka qenë ushtrues detyre i drejtorit të PTK`së, dyshohet se ka përfituar financiarisht.

“Kështu qe Z. Johansen dyshohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorim i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit” ne kundërshtim me nenin 339 te Kodit Penal te Kosovës dhe “Lidhja e Kontratës së Dëmshme” ne kundërshtim me nenin 237 te Kodit Penal te Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kërkesa e pare për Ekstradimin e Johansen nga Mali i Zi ne Kosovë është bere me 3 nëntor 2006, nga autoritetet e UNMIK-ut.

Gazeta Express