ECIKS me komitet ndërkombëtar të patronancës

Vjenë, 9 maj 2012 – Nisma Ekonomike për Kosovën – ECIKS nga Vjena (www.eciks.org) ka themeluar një komitet të patronancës me qëllim të rritjes së përkrahjes për investimet e huaja dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Komiteti i nivelit të lartë i përbërë nga personalitete ndërkombëtare të jetës akademike, ekonomike, politike dhe shoqërore do të përkrahë aktivitetet e ECIKS drejt promovimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Evropës Perëndimore.

Fillimisht, Komiteti i Patronancës së ECIKS përbëhet nga (në renditje alfabetike):

1. z. Erhard Busek, ish-zëvendëskancelar i Republikës së Austrisë

2. z. Christoph Darbellay, anëtar i Parlamentit zviceran dhe kryetar i Partisë Popullore Kristiane Zvicerane (CVP/PDC)

3. z. Franz Fischler, ish-komisioner i Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

4. znj. Ulrike Lunacek, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe zëdhënëse për Punët e Jashtme e Partisë së Gjelbër Evropiane

5. z. Josef Mayer, ish-zëvendësministër i Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë i Republikës së Austrisë

6. z. Christoph Zöpel, ish-ministër Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, profesor në Universitetin Gjermano-Jordanez në Amman, Profesor në Universitetin Teknik të Dortmundit.

Që nga themelimi në vitin 2003, ECIKS është angazhuar vazhdimisht në promovimin e investimeve të huaja në Kosovë dhe në përkrahjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Evropës Perëndimore. ECIKS ka implementuar disa projekte të rëndësishme për të mirën e ekonomisë së Kosovës, përfshirë edhe promovimin e investimeve të huaja, të financuar nga Qeveria e Austrisë.

Projektet e implementuara nga ECIKS kanë rezultuar deri më tani në më shumë se 20 investime të huaja në Kosovë si dhe kanë përkrahur me shërbime profesionale mbi 400 investitorë potencial dhe partnerë afarist nga vendet e Evropës Perëndimore.

Me përvojën dhe me reputacionin e tyre të lartë, anëtarët e komitetit të patronancës do ta ndihmojnë ECIKS ta promovojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndikojë në vazhdimin e përkrahjes së shteteve euro-perëndimore për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Për informata shtesë klikoni këtu.