Dokument Pozicionues Lidhur Me Masat Ekonomike Në Kosovë Kundër Covid-19

Përderisa koronavirusi (COVID-19) vazhdon të përhapet në të gjithë botën, implikimet e tij për ekonominë globale mund të jenë të mëdha. Nisur nga ngjarjet e fundit, Kosova është bërë vendi më i ri në Europë që është prekur nga ky virus. Ndonëse qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe të menduar mirë për të lehtësuar pasojat e mëtutjeshme të virusit, masa të tilla mund të sjellin pasoja serioze për ekonominë, veçanërisht për sektorin privat i cili edhe ashtu është subjekt i sfidave të mëdha.

ECIKS, si një nga kompanitë lidere që mbështet zhvillimin e sektorit privat, ka publikuar një dokument pozicionues për masat e nevojshme dhe të menjëhershme ekonomike që do duhej të ndërmerreshin në Kosovë kundër pasojave të COVID-19. Dokumenti nxjerr në pah sfidat që vijnë nga virusi korona për ekonominë e Kosovës, në veçanti për sektorin privat, si dhe rekomandon disa masa të nevojshme për tu ndërmerrë nga qeveria e Kosovës dhe ju të gjitha institucionet ekonomike dhe politike të vendit.

Ju lutem shkarkoni dokumentin pozicionues ketu.