Në kohën e pandemisë së COVID-19 bizneset duhet të përqëndrohen në planifikimin dhe ndërmarrjen e masave parandaluese. Shëndeti dhe mirëqenia e punonjësve janë të rëndësisë së veçantë si në aspektin njerëzor ashtu edhe në aspektin e funksionimit të ndërmarrjes. Punëdhënësit kanë një detyrim ligjor të kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në punë dhe duhet të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar mirëqenien e punonjësve.
Checklista me masa që duhet të merren parasysh është dhënë në vijim.
Masa të përgjithshme
- Mblidhni informata të sakta dhe të besueshme për aspektet shëndetësore të Koronavirusit
- Krijoni një ekip për menaxhim të krizës të përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha departamenteve të ndërmarrjes
- Emëroni nga një zëvendës për anëtaret e ekipit të menaxhimit të krizës pasi që anëtarët e rregullt mund të preken nga Koronarvirusi
- Përcaktoni “rregullat e lojës” – funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtareve
- Emëroni një kryesues të ekipit për menaxhim te krizës
- Informoni të gjithë stafin që vendimet e ekipit për menaxhim të krizës i tejkalojnë të gjitha hierarkitë ekzistuese të ndërmarrjes
- Krijoni infrastrukturën e nevojshme për funksionim e ekipit në situata emergjente
- Mblidhni të dhënat e kontaktit të institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë
- Mbani evidencë në mënyrë kronologjike për të gjitha vendimet e marra, që në rast emergjent të keni mundësi të dokumentoni veprimet tuaja
- Kushtoni vëmendje konfidencialitetit në komunikime, në mënyrë që të parandaloni qarkullimin e raporteve dhe lajmeve të rrejshme
Masa për komunikim
- Përcaktoni një administrator për krijimin dhe mirëmbajtjen e një grupi te komunikimit (p.sh. facebook, whatsapp, etj.) që do të shërbejë për shpërndarjen e shpejtë të informatave tek anëtaret e ekipit për menaxhim të krizës
- Përcaktoni zinxhirët e brendshëm dhe të jashtëm të komunikimit
- Kujdesuni për një ambient të hapur të komunikimit në kompani duke nxitur punonjësit që pa frikë të raportojnë mbi rastet e dyshuara të sëmundjes
- Përcaktoni një pikë qendrore të kontaktit për punonjësit
- Etabloni dhe mirëmbani kontakt të vazhdueshëm me institucionet relevante të sigurisë dhe shëndetit
- Mbani mbledhje të shkurtra ditore me anëtarët e ekipit për menaxhim të krizës për të vlerësuar situatën, efikasitetin e masave dhe përcaktuar hapat e ardhshëm.
Masa preventive
- Kujdesuni për mirëmbajtjen e higjienës së duarve
- Udhëzoni punonjësit që të shmangin kontaktin direkt përmes shtrëngimit të duarve
- Udhëzoni punonjësit që të mbajnë largësinë e obligueshme prej së paku 2 metrave
- Mos lejoni qëndrimin e përbashkët të punonjësve në hapësirat e parapara për pauza apo ushqim
- Përdorni maska mbrojtëse në hapësirat për punë të përbashkët
- Ajroseni ambientin e punës disa herë në ditë
- Kujdesuni për nivel të lartë të higjienës në tualete
- Kujdesuni për hedhjen e mbeturinave duke respektuar masat e sigurisë dhe shëndetit
- Mos lejoni përdorimin e mjeteve të njëjta të punës nga më shumë punonjës
Masa në rast të infeksionit
- Në rast të dyshimit për persona të sëmurë, informoni ekipin për menaxhim të krizës dhe institucionet relevante shëndetësore
- Vendoseni personin e dyshuar në një dhomë të veçantë e të izoluar përderisa pritet ardhja e përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore
- Udhëzoni ekipin e menaxhimit të krizave që të përpilojë një listë më punonjës tjerë me të cilët punonjësi i dyshuar ka pasur kontakt gjatë kryerjes së detyrave ditore
- Nëse personi i dyshuar rezulton pozitiv, bashkëpunoni me institucionet e sigurisë dhe shëndetit për marrjen e masave tjera sipas udhëzimeve të tyre
- Lejoni personat që kanë pasur kontakt me personin e dyshuar që mundësisht të punojnë nga shtëpia në 14 ditët e ardhshme
- Udhëzoni personat e tillë që në rast të simptomave të sëmundjes të lajmërohen tek ekipi i menaxhimit të krizave
- Udhëzoni personat e tillë që gjatë kohës së izolimit të mos mbajnë kontakte direkte me kolegët nga puna