Prishtinë, 25 July 2007 (ECIKS) – Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) ka filluar dëgjimet buxhetore për organizatat buxhetore të nivelit qendror në përgatitje të buxhetit të Kosovës për vitin 2008. Dëgjimet do të mbahen deri më 16 Gusht 2007. Zhvillimi i Buxhetit të vitit 2008 do të jetë kryesisht sfidues, prandaj do të kërkohet bashkëpunim të ngushtë me të gjitha agjencitë qeveritare. Dëgjimet do t’u japin mundësi organizatave buxhetore që të shpjegojnë kërkesat e tyre dhe t’u përgjigjen pyetjeve duke u bazuar në kërkesën e parë buxhetore për financim të programeve dhe projekteve të dorëzuar para dëgjimeve. Më shumë se 100 përfaqësues nga afër 40 organizata buxhetore pritet të mblidhen në MEF gjatë kohës së lejuar për dëgjime.
Ky është viti i katërt që MEF mban dëgjimet me organizatat buxhetore. Zhvillimi i Buxhetit të vitit 2008 udhëhiqet nga prioritetet e Qeverisë për shpenzimet publike. Qëllimi më kryesor i Qeverisë është të krijojë kushte që shpijnë në rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në qershor, Këshilli Ekonomik dhe Fiskal aprovoi një kufi të përgjithshëm të Buxhetit të vitit 2008 prej 852 milionë euro. Ky kufi fillestar i shpenzimeve paraqet më shumë se 100 milionë euro rritje krahasuar me Buxhetin e vitit 2007.
ECIKS/QIK