Prishtinë, 18 janar 2004 -Koordinatori i Paktit te Stabilitetit Erhard Busek ka shprehur frike nga vendimi i njeanshem dhe i paharmonizuar me Bashkimin Evropian i SHBA-ve ne lidhje me te ardhmen e Kosoves. Ne nje ligjerate ne “Forumin Bruno Krajski per politike nderkombetare” me teme “A ka ardhmeni evropiane Evropa Juglindore” Busek mbreme ka paraqitur gjendjen ne kete rajon. Ai ka thene se BE nuk ka kurrfare propozimi zyrtar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. “Druaj se SHBA-te, si dhe ne rastin e Maqedonise, kur kete shtet e njohen me kete emer pa marreveshje me BE-ne, ngjashem do te bejne me Kosoven. SHBA-te gjate bisedimeve rreth statusit te Kosoves, qe duhet te fillojne gjate ketij viti, do te mund pernjehere te thone se jane per pavaresine”, ka thene Erhard Busek. Gjithashtu ia ka thene se ekzistojne disa variante te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves nga pavaresia qe e kerkojne shqiptaret, permes kerkeses qe kjo krahine te mbetet pjese integrale e Serbise qe e kerkon Beogradi, deri te pavaresia e kushtezuar. Busek eshte shprehur se gjate vitit 2OO5 duhet te zgjidhet statusi i Kosoves, por njekohesisht eshte angazhuar edhe per “evropianizimin” e UNMIK-ut, duke shtuar se administraten e UNMIK-ut e perbejene nepenesit nga 7O vende dhe kryesisht nga ato jashte Evropes, te cilet nuk e kuptojne gjendjen e atjeshme. Pandaj, thot ai, eshte me rendesi qe Evropa ta marre Kosoven, pasi kjo pjese e Evropes eshte diku ne fund te listes se prioriteteve te OKB-se.
ECIKS / Balkanweb