Prishtinë, 19 gusht 2004 – Zëvendësi kryesor i shefit të UNMIK-ut, Çarls Brajshou, ka nënshkruar Ligjin për Sportin, atë për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, atë për Veterinarinë dhe Ligjin mbi Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare, të cilat janë miratuar kohë më parë nga Kuvendi i Kosovës.
Metild Heneke, zëdhënëse e UNMIK-ut, njoftoi të mërkurën se katër ligjet janë nënshkruar kohë më parë nga Brajshou, para se shefi i ri UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen, të marrë detyrën në Prishtinë.
ECIKS / RTK