BE 17 milionë euro për sistemin e ujësjellësit

Me fondet e Komisionit Evropian dhe Qeverisë Gjermane në vlerë prej 17 milionë euro do të bëhet përmirësimi i shërbimeve me ujë dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Prishtinë.

Fondi përbëhet nga 11 milionë euro grante të ofruara nga BE-ja dhe 6 milionë euro kredi e ofruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

Investimet do të jenë kryesisht në riparimin e gypave, rrjetës së shpërndarjes në disa pjesë të Prishtinës, rehabilitimi i pompave të fabrikës së ujit në Badovc.

Ky projekt është vazhdimësi e grantit prej 8 milionë euro e financuar nga Qeveria Gjermane.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se me këtë projekt do të përmirësohet dukshëm furnizimi me ujë në Prishtinë.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.