Ministri i Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha të mërkurën në Prishtinë se autostrada Vërmicë- Merdar do të fillojë të ndërtohet më 25 prill.
Limaj i bëri këto komente vetëm dy ditë pasi që Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratën me konsorciumin amerikan-turk, “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e kësaj autostrade me një kosto prej 700 milionë euro.
Gjatë konferencës për media, ministri Limaj dha disa detaje për autostradën e re. Ai tha se shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës në Kosovë është 120 km në orë, ndërsa në vendet ku mundësojnë kriteret mjedisore shpejtësia e lejuar do të jetë 140 km në orë.
Autostrada do të ketë sinjalizimi dinamik (display), sistemet e komunikimit, ndriçimi në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës.
Projekti për ndërtimin e autostradës, që e lidh Kosovën me Shqipërinë në ju dhe me Serbinë në veri, konsiderohet shumë i rëndësishëm për Kosovën, sepse krijon dalje në Adriatik, në Durrës dhe krijon lehtësira në transportimin e mallrave.
Ky projekt pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e kompanive vendore, pasi që një pjesë e madhe e tyre do të jenë nënkotraktorë të “Bechtel & Enka”.
ECIKS