Tiranë, 15 janar 2007- Austria do të investojë në Shqipëri në fushën e energjetikes, në zhvillimin e projekteve për ndërtimin e burimeve të reja energjetike, si HEC-e dhe TEC-e, të projekteve për ndërtimin e rrjeteve të shpërndarjes së gazit natyror në Shqipëri, burimeve alternative të energjisë. Një delegacion austriak i kryesuar nga governatori i provincës së Austrisë së Ulët, Erwin Proll, si edhe përfaqësues të kompanive të mëdha energjetike, si “EVN”, kanë konfirmuar bashkëpunimin gjatë takimeve me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, dhe ministrin e energjetikes, Ruli.
Guvernatori Proll tha se përfaqësuesit e “ENV”-së kishin vite që mendonin për një bashkëpunimi në fushën e energjisë në Shqipëri. “Përfaqësuesit e “ENV”-së që erdhën me mua në këtë takim, kishin vite që mendonin për këtë mundësi bashkëpunimi në fushën e energjisë. Në radhë të parë, ne shfrytëzuam mundësinë për të ofruar propozimet tona në teknologjinë e ambientit, dhe kjo jo vetëm në teori, por edhe në praktika konkrete, të cilat ne i ofrojmë në shkallë ndërkombëtare. Sigurisht, në këtë drejtim kemi parë dhe mundësinë e shfrytëzimit të hidrocentraleve dhe të furnizimit me energji për të ofruar shërbimet tona”, tha ai. Delegacioni austriak nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim ekonomik në fushën e energjetikes me Ministrinë shqiptare të Energjetikes.
ECIKS / LAJM