Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 35 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur me 29 Prill, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit.
Lista e tenderëve për privatizim për valën 35 përmban 9 Ndërmarrje Shoqërore.
Per me shume informata rreth kesaj vale te privatizimit si dhe per informata te pergjithshme rreth privatizimit ne kosove, vizitoni faqen e AKP-se ne Internet ne www.pak-ks.org.
ECIKS