Prishtinë, 15 janar 2004 – Dje pasdite është mbajtur takimi i Bordit te Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, takim ky i pari për këtë vit. Në rend dite të këtij takimi kanë qenë KEK-u, Aeroporti i Prishtinës dhe ndërmarrjet publike. Problemet e krijuara në privatizim, dhe fokusimi në këtë çështje i Bordit të AKM-së, kanë lënë anash diskutimet për kompanitë publike në Kosovë, ku siç thotë shefi i Shtyllës së katërt të UNMIK-ut, janë disa çështje urgjente për t’u diskutuar më parë.
Qeveria e Kosovës sakaq, është e pakënaqur me rrjedhën e privatizimit dhe punën e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Në mbledhjen e saj ajo ka kërkuar nga shefi i UNMK-ut, Hari Holkeri, takim të përbashkët ndërmjet Qeverisë dhe shtyllës së katërt të UNMIK-ut, për definimin e raporteve dhe përgjegjësive në mes saj dhe AKM-së. Qeveria në takimin e sotëm ka diskutuar edhe për shtatë zyrat e reja që do të hapen në kuadër të Kryeministrisë.
ECIKS / QiK