Prishtinë, 04 janar 2007 – Në fillim të vitit 2007 tregjet financiare evropiane arritën në nivelin më të lartë në gjashtë vitet e fundit. Aksionet në FTSE 100 indeks të Londrës arritën në 6294 pikë të martën, niveli më i lartë që nga 6 shkurti i vitit 2001. Nisje të mbarë pati edhe DAX 30 indeks e Frankfurtit, që arriti në 6668 pikë, njëjtë niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2001. CAC 40 parisien u ngrit në 5615 pikë, niveli më i lartë që nga maji i vitit 2001.
“Tregjet financiare tradicionalisht përjetojnë ditë të mira gjatë Vitit të Ri,” tha analisti nga Barclays Capital Dhiren Sarin, duke e përshkruar gjendjen në tregjet evropiane. Ndërkohë, euro arriti në 1.33 dollarë amerikanë.
ECIKS / Express