Rreth 100 kompani kosovare dhe ndërkombëtare kanë marrë pjesë në Panairin “Prishtina 2010”.
Përveç kompanive nga Kosova, në panair kanë marrë pjesë kompani nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Serbia si dhe përfaqësitë e kompanive evropiane që janë prezentë në Kosovë.
Organizator i këtij panairi ka qenë Oda Ekonomike e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky panair është një rast i mirë që kompanitë vendore e ndërkombëtare të njihen mes vete.
“Prania e kompanive dhe bizneseve të shumta nga Kosova dhe vendet tjera, është një dëshmi e qartë se tregu i Kosovës nuk njeh kufij dhe është i hapur për të gjithë individët dhe kompanitë e interesuara”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, tha se Kosova ka nevojë për eksperiencën e vendeve të zhvilluara dhe importimin e filozofisë moderne të zhvillimit evropian.
ECIKS